Sociale

Nga 1 tetori rritet ndihma dhe mbështetja për pensionistët dhe personat me nevoja specifike

Nga 1 tetori rritet ndihma dhe mbështetja për pensionistët dhe

Ndihma ekonomike do të rritet me 10%, nga 1 tetori për të gjitha familjet dhe do të dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë.

Lajmin e dha ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë, pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi miratuar disa vendime, përcaktohet se nga 1 tetori rritet me 10 % ndihma ekonomie për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale. Nga 1 tetor dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, që janë rreth 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë”, tha Manastirliu.

Për të moshuarit pa pension pleqërie

Për të moshuarit pa pension pleqërie, dyfishohet ndihma ekonomike, më shumë se 5300 të moshuar që përfitojnë.

Për personat me nevoja specifike

U rritet masa e mbështetjes për kompensimin për energjinë elektrike. Shkon në 3 mijë lekë të reja, ndërsa për personat që kanë statusin e të verbërit të kategorisë së dytë, shkon në 2400 lekë të reja.