Sociale

Nënshkruhet marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Nënshkruhet marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes

Shqiptarët që kanë punuar të siguruar në Bullgari dhe e kundërta, bullgarët që kanë punuar në Shqipëri do të mund të shfrytëzojnë duke bashkuar sigurimet e tyre në të dy shtetet. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Rama në Facebook përmes një statusi ku shkruan:

Nënshkruhet marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes

“Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

*Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Rama.