Sociale

Në Korçë vaksinim i ulët, në Elbasan të gjithë në auditore, si paraqitet situata në universitetet e rretheve

Në Korçë vaksinim i ulët, në Elbasan të

Ka nisur sot viti i ri akademik 2021-2022. Ndërkohë që në universitetet e kryeqytetit kërkohet certifikata e vaksinimit ose një tampon negativ për të hyrë në ambientet e shkollës, si paraqitet situata në rrethe?

Në Durrës ka rreth 20 mijë student, nga të cilët mbi 50% janë vaksinuar. Janë lejuar të futen në auditore vetëm studentët e vaksinuar.

Në Korçë, nga 3500 studentë janë vaksinuar një pjesë e vogël. 37 studentë u paraqitën për të marrë dozën e para, gjatë javës që ishte në dispozicion të vaksinimit 11-17 tetor. Sot janë paraqitur në dyert e universitetit pa tampon, në vazhdim do presin se si do procedohet.

Në Gjirokastër janë lejuar të gjithë studentët të hyjnë në auditore. Sot do të vendoset se si do procedohet në vijim.

Në Elbasan janë lejuar gjithashtu të hyjnë në ambientet e shkollës të gjithë studentët, në ditën e parë.

Në Shkodër vetëm 30 % e studentëve kanë bërë të paktën një vaksinë. Sot nuk do të lejohen të hyjnë pa test, ose vaksinë. Në vazhdim do vendoset sesi do të veprohet.

Në Vlorë nuk janë lejuar të futen në mjediset e universitetit asnjë student i pavaksinuar, ose pa tampon negativ.