Momenti më prekës nga tërmeti në Siri, motra mbron vëllanë për 19 orë nën rrënoja

E Martë 7 Shkurt 2023, 21:16
TiranaPost
Mes të shpëtuarve nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar në Siri, dy fëmijë, motër e vëlla kanë prekur çdokënd që ka parë foton apo videon e tyre.
Për 19 orë me radhë motra 9-vjeçare ka mbrojtur vëllanë e saj më të vogël duke i mbajtur kokën me një dorë dhe duke mbajtur vetë mbi kurriz rrënojat e shtëpisë së shembur që fatmirësisht nuk u morën jetën.