Sociale

“Mirë se erdhe në këtë jetë”! Florian Marku bëhet baba për herë të parë

“Mirë se erdhe në këtë jetë”! Florian Marku

Boksieri shqiptar, Florian Marku, duket se po përjeton sukses pas suksesi si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Një muaj pasi u shpall kampion bote duke mundur ukrainasin Maksim Prodan, ai është bërë dhe prind për herë të parë.

Dita e sotme është shumë e rëndësishme për kampionin e boksit, pasi djali i tij, të cilin e kanë quajtur Matin, ka ardhur në jetë.

“Mirë se erdhe në këtë jetë”! Florian Marku

Kësaj ngjarjeje të shënuar, Florian Marku i ka kushtuar edhe një shkrim të ndjerë, ku i uron ardhjen në jetë fëmijës së parë dhe i premton dashuri të përjetshme nga ana e tij dhe e bashkëshortes.

Shkrimi i Florian Markut:

Faleminderit Zotit te Gjithsesise per kete mrekulli qe me solli sot. Ne te njeten date qe ka lindur dhe nusja,ne 27 NENTOR. Mire se erdhe ne kete jete djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti te dhente shendet, fat, e nje jete sa me te lumtur ! Babi me Mamin do te duan pa kufij gjithmone

Tiranapost.al