Sociale

Mesazh nga një “viktimë” për video-skandale si ai i Pejës e dhjetëra të tjerë

Mesazh nga një “viktimë” për video-skandale si ai i

Quhet Vilma, ka qenë viktimë e një sulmi me acid para disa vitesh në Tiranë. Një vajzë që traumën e saj e ka kthyer në forcën më të madhe. Sot është në pritje të ëmbël dhe në Instagramin e saj është aktive për tema që prekin kryesisht njerëzit që janë viktima të sulmeve të ndryshme.

Vilma Dule ka reaguar në këtë video për rastin e Pejës, ku thotë diçka me shumë vlerë. Të paktën besoni një viktimë, që nuk shpëtohet askush duke i nxjerrë identitetin online. Një njeri që e ka provuar vetë në lëkurë dhe e di që sharjet dhe urrejtja ndaj sulmuesve nuk është ngushëllim, edhe pse rrjeti mendon ndryshe.

Çfarë nuk duhet të ndodhë. Dëgjo videon!

Vilma Dule është larguar nga Shqipëria. Autorët e sulmit të saj me acid nuk u hetuan dhe nuk u dënuan kurrë nga drejtësia.