Sociale

Mbyllet gjimnazi i parë në vend, pse u vendos për skenarin ekstrem?

Mbyllet gjimnazi i parë në vend, pse u vendos për skenarin

Gjimnazi 'Sami Frashëri' në Përmet është i pari që ka mbyllur dyert, ndërsa mësimi është pezulluar përkohësisht, pasi 6 mësues u infektuan me Covid, ndërsa stafi mësimor është vetëkarantinuar.

Deri më tani nuk ka informacione për nxënës të infektuar sipas deklarimeve të këtyre të fundit, pasi ende nuk u është bërë tamponi asnjë prej klasave ku jepnin mësim të infektuarit.

Mbyllet gjimnazi i parë në vend, pse u vendos për skenarin

Fillimisht ka dalë pozitive një mësuese e gjimnazit dhe më pas u janë bërë tamponët personave me të cilët ajo shoqërohej në ambientet e shkollës, pesë prej të cilëve rezultuan pozitivë.

Ku vendim vjen pas deklaratës së specialistëve të Ministrisë së Arsimit se nuk ishte mbyllur klasa dhe as shkolla për shkak të infeksionit, ndërsa mësimi ka vijuar me mësuesit zëvendësues.

Mbyllja e shkollave ishte një ndër skenarët më ekstrem, në deklaratat e mëparshme të ekspertëve, ndërsa konsideronin si skenarë të mundshëm izolimin e të infektuarve apo mbylljen e klasave.

Mbyllet gjimnazi i parë në vend, pse u vendos për skenarin

Ndërkohë përgjegjësi në Drejtorinë e arsimit parauniversitar, Fiqiri Çifligu, tha për A2: “Një klasë do të mbyllet nëse në të do të ketë më shumë se një nxënës dhe gjithsesi këtë vendim e merr shëndetësia dhe nuk jemi ne që vendosim. Po kemi mësues mjaftueshëm për zëvendësues. Jemi në pritje të VKM për 1000 shtesa dhe 2300 kuota të mësuesve praktikantë që kanë mbaruar arsimin e lartë, janë të kompletuar në aspektin profesional dhe janë të gatshëm të futen në program”.

Për rastin e Përmetit, duke se nuk është marrë një vendim i tillë, për të zëvendësuar mësuesit e infektuar me të rinj, por është vendosur mbyllja e shkollës. Ndërkohë nuk dihet sesi do të ndjekin mësimin gjatë kësaj periudhe nxënësit e gjimnazit.