Maturantët zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të lëndëve me Zgjedhje!
Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të lëndës që kanë zgjedhur, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.
Ndryshe nga vitin e kaluar, këtë vit maturantët do të kenë mundësinë të kontestojnë për notën.
Nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar.
Pas ankimit, do të ngrihet një komision nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Ditën e djeshme maturantët kanë marrë përgjigjet e Gjuhë-Letërsisë.