Sociale

Libri i 1950-ës që parashikoi përdorimin e maskave

Libri i 1950-ës që parashikoi përdorimin e maskave

Me maskat e fytyrës që janë bërë pjesë e përditshmërisë, po bëhet gjithmonë e më i njohur një libër i botuar në vitin 1950, që flet me saktësi për këto që po ndodhin sot.

Shkrimati i njohur gjerman Ernst Jünger parashikoi që atëherë përdorimin në masë të maskës, si një mjet për të rritur pajtueshmërinë dhe uniformitetin në një shoqëri të ardhshme distopike, mes një novele me titullin “The Worker” (“Punëtori/ gjermanisht “Der Arbeiter”) që u shkrua para afro 90 vitesh.

Siç dhe përmend me detaje Thomas Crew në artikullin e tij “The Dystopian Age of the Mask” (“Epoka Distopike e Maskës”), “eliminimi i çdo privatësie” është një temë që e hasim në letërsinë distopike.

Crew shpjegon se kjo temë mbizotëron veprën “The Worker” të Jünger, ku, “Njëtrajtshmëria e epokës së re simbolizon… nga shumëfishimi i papritur i maskës, shoqërinë moderne”.

“Nuk është e rastësishme që maska ka filluar të luajë rol vendimtar në jetën publike. Shfaqet në forma nga më të ndryshmet… qoftë si maskë ajri, me të cilën duan të pajisin popuj të tërë. Të jetë si maskë fytyre për sport dhe shpejtësi, që di ta gjejmë në çdo udhëzues edukimi, apo edhe si maskë sigurie në mjedise pune që ekspozohen ndaj rrezatimit, shpërthimeve apo substancave narkotike. Mund të supozojmë – vazhdon – një ndjesi terrori, teksa maska do të vijë të marrë përsipër funksione që sot nuk mund t’i imagjinojmë... Duke marrë për bazë prezencën e papritur dhe të gjithkundtë të maskës së fytyrës në vitin 2020, në të gjithë botën dhe në një numër të rritur kuadresh sociale, është e pamundur t’i shmangemi konkluzionit se ishte pikërisht ky, ai lloj “zhvillimi” që kishte në imagjinatën e tij shkrimtari Jünger. Bërja e zakonshme, e fenomenit të mbulimit të fytyrës reflekton tendencat antihumane, të cilat për Jünger, përçojnë dhe karakterizojnë epokën moderne. Përfaqëson një fazë tjetër në degradimin e individit që u bë e qartë në Luftën e Parë Botërore."- shkruan mes të tjerash Crew.

tiranapost.al