Sociale

Tre arsyet pse duhet ta shkarkosh App-in e ri Tirana ime

Tre arsyet pse duhet ta shkarkosh App-in e ri Tirana ime

Një version i ri i "Tirana ime" është krijuar për t`iu ardhur në ndihmë atyre që jetojnë në Tiranë, por edhe vizitorëve.

Versioni i ri Tirana ime 2.0 vjen si bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës dhe Vodafone, ashtu siç edhe versioni i parë. Ka tre arsye pse duhet ta shkarkosh app-in: për shërbimet, informacionet dhe raportimet.

Tre arsyet pse duhet ta shkarkosh App-in e ri Tirana ime

Po çfarë gjen në aplikacion?

Informacione

Informacion mbi trafikun në qytet

Informacion mbi cilësinë e ajrit

Informacion mbi aktivitetet

Shërbime

Paguaj Parkimin

Transporti

Turizmi

Raportime

Qytetarët mund të raportojë problematika të ndryshme.

Tre arsyet pse duhet ta shkarkosh App-in e ri Tirana ime

Gjatë prezantimit të këtij versioni të ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha:

“Sot, qyteti ka më shumë dimensione sesa thjesht mbledhja e plehrave, apo mbjellja e pemëve. Qyteti ka dimensione të mëdha turistike sepse këtë vit kemi bumin më të madh turistik që ka parë ndonjëherë Tirana. Ende nuk ka mbaruar viti dhe në aeroportin e Rinasit po i afrohemi shifrës 7 milionë udhëtarë. Ende pa mbaruar viti, në Tiranë kemi pasur më shumë vizitorë se sa banorë. Ende nuk ka mbaruar viti dhe hotelet e Tiranës jo vetëm janë plot, por edhe AirBnB, ose shërbimet e tjera alternative, po kalojnë çdo lloj kapaciteti. Mbërritja në këtë nivel kërkon gjithashtu që ne të bëjmë një ‘upgrade’ të marrëdhënies tonë dhe aplikacioneve tona”, tha Veliaj.

Tre arsyet pse duhet ta shkarkosh App-in e ri Tirana ime

Drejtoresha e përgjithshme e “Vodafone Albania”, Katia Stathaki, tha:

“Versioni i dytë i këtij aplikacioni fantastik është rezultat i një përpjekjeje të madhe në skuadër. Ai tregon, si vendosmërinë dhe vullnetin e lidershipit të Tiranës për t’u ofruar qytetarëve të saj shërbime digjitale, ashtu edhe mbështetjen e Vodafone Albania për ta vënë teknologjinë në shërbim të njerëzve. Qytetet e sotme ofrojnë mundësi të panumërta për inovacion dhe transformimin digjital të shoqërisë. Dhe përmes transformimit digjital, ne mund të sigurojmë një të ardhme urbane më të qendrueshme dhe fleksibël, por që përshtatet gjithashtu më lehtësisht me sfidat dhe ndryshimet. Jam e lumtur dhe entuziaste të vazhdoj bashkëpunimin me liderin vizionar të Bashkisë, për ta ndihmuar këtë të fundit të realizojë këtë vizion dhe të zhvillojë teknologji e shërbime informacioni që i shërbejnë akoma dhe më shumë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Tre arsyet pse duhet ta shkarkosh App-in e ri Tirana ime

Statistika

Që nga prezantimi i parë në 2016-ën, ky aplikacion është përdorur nga 130 mijë përdorues.

Numri i problematikave të raportuara ka kaluar në 40 mijë.

Problemet janë trajtuar dhe zgjidhur në kohë të shkurtër.

Tre arsyet pse duhet ta shkarkosh App-in e ri Tirana ime


Aplikacioni është lehtësisht i aksesueshëm dhe mund të shkarkohet në çdo pajisje.

Link për ta shkarkuar

Linku për Android

Linku për iPhone