Sociale

Kjo do të jetë logoja e re e Shqipërisë Turistike

Kjo do të jetë logoja e re e Shqipërisë Turistike

Shqipëria do të përfaqësohet në eventet ndërkombëtare të turizmit me një logo të re zyrtare dhe nën sloganin "Albania All Senses".

E konceptuar grafikisht si një imazh që përcjell trajtat e relievit dhe ngjyrat e natyrës shqiptare, kjo logo do të brandojë eventet zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit.


Ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e cila, nga Berlini, ku po mbahet panairi më i madh në botë i turizmit, publikoi në rrjetet e saj sociale logon e re dhe sloganin "Albania All Senses" i cili, ashtu si vizioni i Ministrisë së Turizmit synon që Shqipëria të perceptohet tek vizitorët me të gjitha potencialet, ngjyrat e ndjesitë e saj.