Sociale

Këtë fundjavë ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri në Tiranë, ja si ta ndiqni

Këtë fundjavë ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri

Qendra e Tiranës ka nisur prej ditësh zbukurimin, por dritat e Pemës së Vitit të Ri do të ndizen këtë fundjavë. Dhe ndryshe nga vitet e kaluara, ku procesi shoqërohej me një festë, këtë vit festa do të jetë online.

“Dritat do të ndizen online këtë fundjavë, dhe do e ndjekim nga faqet online të Bashkisë së Tiranës dhe të Kryetarit të Bashkisë që do të bëjë ndezjen dhe përurimin e vitit të ri me ndezjen e pemës. Lidhur me zbukurimet, vitin e kaluar ishte viti i yjeve, këtë vit jemi fokusuar të rrathët”, tha punonjësi i Bashkisë, Petrit Shabani, për ‘Report TV’.

Ai sqaroi se zbukurimet e fundvitit prekin disa akese kryesore, siç është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Myslym Shyri”, rruga e “Kavajës” dhe rruga “Ismail Qemali”.