Sociale

I mbijetuari i Otrantos kthehet dhe kërkon drejtësi

I mbijetuari i Otrantos kthehet dhe kërkon drejtësi

Viron Xhavara është një nga të mbijetuarit e Tragjedisë së Otrantos. Në anijen Kateri i Radës që u mbyt në ngushticën e Otrantos në 28 mars të 1997-ës, ai humbi gjithë familjen. Humbi gruan dhe tre fëmijë: dy binjakë 4 vjeç dhe vajzën 9 vjeçe.

I mbijetuari i Otrantos kthehet dhe kërkon drejtësi

Viron Xhavara rinisi jetën pas tragjedisë, në Amerikë, por peng është drejtësia e munguar.

Në një intervistë përmes Skype nga SHBA për Rudina Xhungën rrëfen sesi ndodhi ngjarja. Tregon për anijen italiane që bënte thirrje: Ndaloni, ndaloni, ndaloni. “Ne vazhdonim, s`kishin punë ata. Ne ishim në ujërat tona”, thotë Xhavara.

Xhavara kërkon drejtësi për familjen e tij, të cilët kishte ardhur vetë nga Italia që t`i merrte, të ribashkoheshin atje ku ai jetonte dhe punonte, në emigrim.

Kërkon të mbahet përgjegjësi pasi siç tregon nuk ishte thjesht një mbytje. Ishte një sulm nga anija italiane, në ujërat shqiptare.

Në Otranto humbën jetën 83 shqiptarë nga 142 njerëz që gjendeshin në bord.

Intervista

Tiranapost.al