Historia e The Beatles, kur refuzuan të këndonin para publikut të ndarë sipas ngjyrës
E Diel 7 Qershor 2020, 15:31
TiranaPost
Ishte Paul McCartney që kujtoi historinë e vjetër të 1964-ës, por që ka lënë gjurmë tek ai dhe të tjerë që e kujtojnë. Grupi ishte ftuar për një koncert në Florida dhe kur u gjendën përballë publikut të ndarë në dy grupe, në njërën anë të bardhët e në njërën anë ata me ngjyrë, refuzuan të këndonin. Vazhduan koncertin, por pasi publiku u bashkua. Ky ishte një detaj i vogël, por një betejë e fituar.
Deri në ato momente njerëzit ndaheshin kudo sipas ngjyrës, në shkolla, në kopshte, në autobuzë.
Paul shpreh trishtimin e tij që më shumë se 60 vjet më vonë botës i duhet të përballet me skena si ajo e vrasjes së George Floyd nga polici i bardhë.
*Burimi Corriere della Sera
Lexo më shumë: