Sociale

Grupmosha që përjashtohet nga rregulli i mbajtjes së maskës nga e enjtja

Grupmosha që përjashtohet nga rregulli i mbajtjes së maskës

Përveç kategorive që u njoftuan sot se nuk janë të detyruar të mbajnë një maskë, ka dhe një grupmoshë të caktuar të cilët nuk do t’u kërkohet një gjë e tillë: ata që janë fëmijët nën 12 vjeç. Lajmi u dha nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha se fëmijët janë më pak të rrezikuarit, ndërkohë që saktësimi i protokollit për këtë vendim pritet të bëhet publik të mërkurën.

Grupmosha që përjashtohet nga rregulli i mbajtjes së maskës

“Kur kemi bërë protokollin e maskave kemi konsultuar materialet e fundit të OBSH dhe UNICEF në lidhje me prekjen e fëmijëve nga Koronavirusi. Fëmijët nuk preken nga Koronavirusi aq sa të rriturit. Dhe nuk është ajo që mendohej në fillim se këta nuk preken shumë por e shpërndajnë më shumë se të tjerët, kjo nuk qëndron në studimet e fundit. Pra, nuk janë spredera (shpërndarës) më të mëdhenj se pjesa tjetër e popullatës. Për këtë arsye, ka patur edhe qëndrime kontradiktore se në çfarë moshe duhet ta mbajnë fëmijët maskën dhe disa vende kanë vendosur moshën 6-vjeç. Rekomandimet e fundit janë se, deri në moshën 12 vjeç mund ta mbajë maskën sipas dëshirës”, tha Rakacolli për ‘Ora News’.

Kategoritë e personave që nuk mund të mbajnë maskën e detyrueshme:

-Personat me astmë

-Personat që vuajnë nga klaustrofobia

-Personat që kanë ankth

-Persona që vuajnë nga alergjia

Kushti është që këta individë duhet të marrin raport te mjeku i familjes.