Sociale

Google po i josh punëtorët e vet me një “hotel” vetëm që të kthehen në zyrë

Google po i josh punëtorët e vet me një “hotel”

Google po i josh punëtorët e vet me një “hotel” vetëm që të kthehen në zyrë

Pandemia e ndryshoi përgjithmonë stilin e punës dhe të jetës.

Një nga ndryshimet ishte zyra dhe puna nga shtëpia. Jo se nuk kishte nisur më parë, por pas pandemisë ajo është kthyer në stil jete dhe zakon.

Tiranapost ka përshtatur në shqip një artikull të CNBC ku tregon sesi Google po provon çdo mënyrë për të joshur punëtorët e vet, stafin që të kthehet në zyrë dhe të mos punojë në distancë.

Nëse keni ndonjë mendim edhe ju mund të komentoni dhe të na tregoni eksperiencën tuaj në Tiranapost.

Artikulli i CNBC:

Google shpreson të joshë punëtorët të kthehen në zyrë duke u vënë edhe një hotel në dispozicion, por punëtorët sërish nuk janë të bindur të kthehen.

Kompania tha se punonjësit me kohë të plotë mund të rezervojnë një dhomë në një hotel të ri të ngritur nga Google një vit më parë në Mountain View për 99 dollarë në natë. Oferta do të zgjasë deri më 30 shtator me shpresën se “do ta bëjë më të lehtë për punonjësit e Google kalimin në vendin e punës”.

Kompania nuk thotë se do të rimbursojë qëndrimin e tyre, por do t’u kërkojë punonjësve të përdorin kartat e tyre personale të kreditit.

“Vetëm imagjinojeni pak! Ju mund të mos shkoni në zyrë që në mëngjes dhe në vend të kësaj të flini një orë më shumë gjumë. Më pas, mund të dilni nga dhoma juaj dhe të hani një mëngjes të shijshëm ose edhe të bëni stërvitjen tuaj përpara se të vini në punë,” josh Google punonjësit.

Reklama vazhdon: “ju mund të shijoni një mbrëmje të qetë në tarracën e hotelit, ose të dilni edhe në baret e natës”.

Disa punonjës kanë komentuar ofertën me humor:

“Jo, faleminderit!” (shoqëruar edhe me emoji).

“Tani mund t’ia kthej Google-it një pjesë të pagesës time,” shkroi një tjetër.

Google po i josh punëtorët e vet me një “hotel”

Google filloi të rikthejë shumicën e punonjësve në zyrat fizike tre ditë në javë vitin e kaluar. Në qershor kompania u bë më e rreptë. Shefi i Burimeve Njerëzore të kompanisë u kërkoi punonjësve në distancë që të rishqyrtojnë statusin e tyre dhe të bashkohen me kolegët. Por asnjëra prej tyre nuk ka funksnuar deri më tani. E siç duket as oferta më e fundit që i josh ata të qëndrojnë në hotel nuk duket të jetë aq premtuese.