Sociale

Lira Gjika: Fjala që s`duhet t`ia thuash kurrë një fëmije e që disa shtete e kanë ndaluar me ligj

Lira Gjika: Fjala që s`duhet t`ia thuash kurrë një fëmije e

Lira Gjika vazhdon të sensibilizojë prindërit, gjyshërit, kujdestarët dhe edukatorët në lidhje me sjelljen ndaj fëmijëve. Këtë herë është fokusuar tek një nga fjalët më të përdorshme dhe më të gabuara, që fatkeqësisht e dëgjon ngado: Pusho! Fjalë që disa shtete të Evropës Veriore e kanë ndaluar me ligj.

“Pusho, pusho”, i drejtohen fëmijës, nëna, babai, gjyshërit deri te mësuesit në shkollë. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mënd se është një nga fjalët, që gjymton më shumë. Jo rastësisht në vendet e Europës veriore, fjala “pusho”, është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore. Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, tek ne, është shumë prezente në dialogun i rritur i parritur. Dhe sidomos, kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hypur nervat”, pasi nuk po e mposht dot fëmijën. I rrituri, kur humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, deri sa fëmija të bindet, që të kryejë apo marrë komandën. Shkencëtarët thonë, se kur i rrituri i jep këtë urdhër fëmijës, truri i tij, fëmijës, stopon së menduari,. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim, po ndërton. Kjo është arësyeja, që vëndet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit”, shkruan Gjika.