Sociale

Çfarë do ndodhë në Shqipëri me shkollat? Mendimin tënd mund ta japësh edhe ti

Çfarë do ndodhë në Shqipëri me shkollat? Mendimin

Ka kaluar mesi i gushtit dhe ende nuk ka një vendim final për hapjen e shkollave në vend. A do të kthehen nxënësit në shkolla apo do vazhdojnë nga shtëpia? Online apo në banka? A duhet ta paguajnë prindërit tarifën e shkollës private? Të presin edhe ca? Po nëse e paguajnë dhe qeveria vendos pezullimin a do të merren paratë mbrapsht?

Këto e njëmijë të tjera mund të jenë pyetjet që mundojnë këto ditë prindërit, por edhe mësuesit që duhet të përgatisin planet mësimore dhe nxënësit që akoma s`janë të qartë. Ende nuk ka një përgjigje për të gjitha këto. E gjithë bota është në vështirësi. Gjermania ka hapur disa shkolla, por ka raportuar shpërthime vatrash të nxehta prej tyre. Çfarë do ndodhë në Shqipëri?

Po ju çfarë mendoni? Mund t`i shkruani opinionet tuaja në [email protected] ose në faqen zyrtare të Facebook dhe Instagramit dhe ne do t`i postojmë në formë artikujsh.