Sociale

Europianët konsumojnë më shumë alkool. Po Shqipëria ku renditet?

Europianët konsumojnë më shumë alkool. Po Shqipëria ku

Europianët konsumojnë më shumë alkool se në çdo pjesë tjetër të botës. Raporti europian i shëndetësisë i realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zbuluar se çdo vit në Evropë, çdo person i moshës 15 vjeç e lart konsumon mesatarisht 9,5 litra alkool të pastër, që është e barabartë me rreth 190 litra birrë, 80 litra verë, ose 24 litra pije alkoolike.

Konsumi total i alkoolit për frymë u ul me 2.5 litra, ose 21 për qind, midis viteve 2000 dhe 2019 në rajonin europian të OBSH-së, i cili mbulon një zonë të gjerë gjeografike prej 53 vendesh, përfshirë Rusinë dhe ish-shtetet sovjetike si Moldavia.

Por njerëzit vazhdojnë të pinë, veçanërisht në Evropën Perëndimore. Nga 10 vendet që pinë më shumë në botë, nëntë ndodhen në Bashkimin Europian.

Në vitin 2019, 8,4 për qind e popullsisë së rritur të BE-së (15 vjeç e lart) konsumonte alkool çdo ditë, 28,8 për qind pinin çdo javë dhe 22,8 për qind çdo muaj.

Ndërsa 26,2 për qind thanë se nuk kishin konsumuar kurrë pije alkoolike, ose nuk kishin konsumuar asnjë gotë në 12 muajt e fundit.

Midis vendeve të BE-së, ka dallime të mëdha në konsumin e alkoolit, por një prirje mbetet e përhapur: burrat pinë më shumë se gratë: 13 për qind e burrave kundrejt 4,1 për qind e grave pinë alkool çdo ditë dhe 36.4 për qind e burrave kundrejt 21.7 për qind e grave pinë çdo javë.

Cili vend pi më shumë në Evropë?

Në vitin 2019, 10 vendet evropiane me konsumin më të lartë të alkoolit për frymë ishin Çekia (14.3 litra), Letonia (13.2), Moldavia (12.9), Gjermania (12.8), Lituania (12.8), Irlanda (12.7), Spanja (12.7), Bullgaria (12.5), Luksemburgu (12.4) dhe Rumania (12.3).

10 vendet kryesore që konsumojnë më pak alkool në rajonin evropian të OBSH-së janë Taxhikistani (0.9 litra), Azerbajxhani (1.0), Turqia (1.8), Uzbekistani (2.6), Turkmenistani (3.1), Izraeli (4.4), Armenia (4.7), Kazakistani (5.0), Shqipëria (6.8) dhe Maqedonia e Veriut (6.4).