Sociale

Çertifikata Mirënjohjeje për institucionet që u angazhuan në finalen e “Conference League”

Çertifikata Mirënjohjeje për institucionet që u angazhuan

Pas suksesit të organizimit të finales së madhe të Conference League, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau Çertifikatat e Mirënjohjes së Qytetit për institucionet që u angazhuan për mbarëvajtjen e saj. Në fjalën përshëndetëse, Veliaj shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që punuan me përkushtim që gjithçka të shkonte mbare. Ai theksoi se çdo qytetar i Tiranës meriton një falënderim për sjelljen e treguar në mikpritjen e finales së këtij kompeticioni të madh.

Çertifikata Mirënjohjeje për institucionet që u angazhuan

“Shpesh herë fabrikojmë heronj nga hiçi, se dikush del dhe bën një marrëzi në televizion dhe harrojmë që heronjtë e vërtetë i kemi mes nesh. Janë njerëz që përkushtimin dhe trajtimin e detyrës si mision e kanë kthyer në qëllim në vetvete, ndaj për këtë e kam zemrën plot mirënjohje. Sot e meriton një mirënjohje çdo qytetar i Tiranës dhe unë nuk e kam parë qytetin kurrë në këtë nivel të ndërgjegjësimit për pastrimin, për të lënë makinën në shtëpi, për të bashkëpunuar me të gjithë autoritetet”, tha ai.

Çertifikata Mirënjohjeje për institucionet që u angazhuan

Kreu i Bashkisë nënvizoi se shqiptarët treguan edhe njëherë se, kur ata bëhen bashkë dhe bashkëpunojnë, arrijnë gjëra të bukura. “Kur ne bashkëpunojmë bëjmë gjera që nuk bëhen as në Perëndim. Ne pamë që pas 15 viteve sherr, sheshi u bëka për një vit e gjysmë; ne pamë që pas 30 viteve debat, u bëka stadiumi për dy vjet e gjysmë; ne e pamë që pas 78 ditëve protestë tek liqeni, liqeni sot është bërë pjesa më atraktive. Sigurisht, ka një kohë për fushatë e për debat, por pastaj kemi 4 vjet kohë për punë. Kur ne bashkëpunojmë dalim vërtet faqebardhë”, deklaroi Veliaj.

Çertifikata Mirënjohjeje për institucionet që u angazhuan

Veliaj u shpreh se në jo pak raste, në detyrën e tij si Kryebashkiak, i është dashur të marrë vendime të vështira në fillim, por që në fund kanë rezultuar të suksesshme dhe në të mirë të qytetit. “Kur je Kryetari i Bashkisë dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, duhet të marrësh vendime të vështira, por të drejta. Vendime që eventualisht bëhen popullore, por që në pamjen e parë kur ti bën një ndërhyrje tek Astiri ose te “5 Maji”, ose në shesh, ose në bulevard, sigurisht që fillimisht përplasesh me politizimin e çështjesh dhe me njerëz që janë minoranca të zhurmshme, që krijojnë një histeri të jashtëzakonshme. Do shumë durim, do shumë fokus, për të thënë që kjo gjë bëhet për të mirën e qytetit. Kur lirohet Liqeni, kur lirohet bulevardi, kur lirohet Unaza dhe sot që po i gëzojmë këto të mirat qytetit, besoj se jemi me kokën lart, dhe themi që morëm vendime ndoshta të vështira për momentin, por vendimet e duhura që ky qytet të ecte përpara”, theksoi ai.

Çertifikata Mirënjohjeje për institucionet që u angazhuan

Teksa vlerësoi angazhimin e gjithë shërbimeve të perfshira në terren që nga policia e shërbimi urgjencës, tek pastrimi dhe dekori i qytetit, Veliaj nënvizoi se mungesa e trazirave nga ana e tifozëve huliganë erdhi si pasojë e masave të marra në kohë për parandalimin e tyre. “U urojmë shërim të shpejtë kolegëve që me dëmtime të lehta dolën nga kjo situatë. Ju kujtoj që, edhe pse ndeshja nuk ndodhi në Roterdam, atje u arrestuan më shumë njerez se sa në Tiranë. Kjo do të thotë që janë fenomene të pashmangshme. Ndërkohë, vlerësimi që mora nga kolegët e Policisë së Romës dhe Roterdamit ishte se Policia Shqiptare ishte në një nivele profesionalizmi të jashtëzakonshëm. Disa njerëz nuk e dinë që këtu është gjurmuar çdo thikë, që është blerë nga një huligan në një supermarket, çdo kontakt me një rrugaç lokal, apo me një person problematik. 90% e punes ishte parandalimi”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Çertifikata Mirënjohjeje për institucionet që u angazhuan

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shpreh se ky organizim perfekt erdhi si pasojë e bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve. Ai siguroi se Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve me qëllim për krijuar një ambient sa më sigurt. “Jemi mësuar gjithmonë ta shikojmë Policinë e Shtetit një polici që merret me ngjarje kriminale, që gjithmonë heton del në kronikat e zeza. Por Policia e Shtetit ka synimin që të jetë gjithmonë sa më pranë qytetarëve, me qëllim për krijuar një ambient sa më sigurt, të jetë pjesë e këtyre aktiviteteve kulturore sportive, ashtu siç paraqitëm dhe sjelljen e Policisë së Shtetit sa profesionale, ashtu dhe qytetare dhe evropiane”, deklaroi Gledis Nano.

Çertifikata Mirënjohjeje për institucionet që u angazhuan

Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare, ia dedikoi suksesin personelit mjekësor që ishin të gatshëm për çdo situatë të papritur. “Këtë vlerësim ia dedikoj personelit të urgjencës, të gjithë atyre kolegëve dhe një nga pikat është ndërgjegjësimi. Ndërgjegjësimi institucional është edhe kjo një nga vetitë e këtyre viteve të fundit, e këtyre kohëve të fundit dhe e personelit tonë”, tha Brataj.