Emri më i zakonshëm i meshkujve në Shqipëri është Arben. Cili renditet në vend të dytë dhe të tretë

E Diel 3 Korrik 2022, 11:18
TiranaPost
Albanian Stats ka publikuar emrat më të zakonshëm të meshkujve sipas rretheve të vendit. Raporti është bazuar nga të dhëna nga viti 2008, për të gjithë moshat. Emri zakonshëm në Shqipëri është Arben (në 11 rrethe), ndërsa vendi i dytë ndahet midis, Ndue, Bajram dhe Vasil(në 4 rrethe). Në vend të tretë, Gjergj dhe Ilir është i zakonshëm në 2 rrethe.
Raporti:
Arben: në 11 Rrethe
Ndue: në 4 Rrethe
Bajram: në 4 Rrethe
Vasil: në 4 Rrethe
Gjergj: në 2 Rrethe
Ilir: në 2 Rrethe
Jani, Spiro, Gëzim, Shkëlzen, Zef, Kujtim: në 1 Rreth