Sociale

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për mjedisin, biodiversitetin dhe të drejtat

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

Lifegate sjell një përmbledhje javore të lajmeve të mira që ndodhën në botë në drejtim të mjedisit, biodiversitetit dhe të drejtave të njeriut. Janë gjithsej 9. Dhe le t’i sjellim shkurt në shqip për çfarë bëhet fjalë:

1.Tajlandë, qeveria do t'i japë fund tregtisë së koraleve

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

Kjo do të bëhet nëpërmjet një ligji të ri që parashikon dënime më të ashpra për shkelësit dhe një moratorium që ndalon shitjen, apo blerjen e tyre.

2. Peshqit sinjalizojnë efektet e ndryshimeve klimatike

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

Nëpërmjet Climate Fish, do të krijohet databaza e parë që jep informacion mbi praninë në det të 15 llojeve të peshqve, të konsideruar si “rojtarë” të ndryshimeve klimatike.

3. Një dietë e re për elefantët që ndihmon në luftimin e ndryshimeve klimatike

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

Ata do të të ushqehen me gjethe dhe fruta nga pemët e vogla, duke i lënë pyjet e mëdha të rriten dhe të thithin më shumë dioksid karboni.

4. Disney World mbyll një udhëtim në Walt Disney në Florida

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

Bëhet fjalë për udhëtimin e quajtur “Tregimet e xhaha Tomit”, i cili bazohej në filmin Song of the South, i cili është kritikuar prej kohësh si racist.

5. Algat mund të zvogëlojnë tokën e nevojshme për bujqësi me 110 milionë hektarë

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

Kjo pasi nëpërmjet kultivimit të tyre mund të sigurohet ushqim për njerëzit, por edhe për bagëtinë dhe lëndë djegëse alternative.

6. Loja “The Sims” bëhet më gjithëpërfshirëse

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

The Sims 4 ka prezantuar një risi ku lojtarët do të jenë në gjendje të zgjedhin Simsin e tyre aseksual.

7. Një podcast shoqëron pacientët me kancer në rrugën e trajtimit

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

“Zëri i kurës” është një podcast i ri në Itali i cili në 10 episode tregon të gjithë rrugën e terapive që duhet të ndjekë një pacient që vuan nga kanceri.

8. Ndalohet projekti i një miniere për të shpëtuar salmonin

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

Në zonën e Gjirit të Bristolit të Alaskës, SHBA, falë një sërë lëvizjesh nga qeveria federale dhe grupet vendase u shpëtua kultivimi i salmonit.

9. Spanjë, rritet sërish paga minimale

Disa ngjarje të mira që ndodhën këtë javë për

Qeveria ka rënë dakord me sindikatat për ta rritur pagën minimale me 8%, duke e sjellë atë në 1080 euro në muaj.