Sociale

Disa këshilla për të mos u shqetësuar çfarë mendojnë të tjerët për ty!

Disa këshilla për të mos u shqetësuar çfarë

Frika nga gjykimi ka kufizuar njerëzit në përfshirjen e tyre ose në përvojat me të tjerët kur dihet që për t’u pranuar apo pëlqyer nga çdo qenie njerëzore është e pamundur. Gjithkush është gjykues dhe paragjykon.

Për të qenë më të lehtësuar ndiqni disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të mos shqetësoheni rreth opinioneve të të tjerëve:

Çdo gjë është e përkohshme

A mund të kujtoni çdo gjykim që keni bërë deri sot? Me siguri mezi mbani mend gjysmën e tyre. Ju mund të mbani mend gjërat e mëdha që lënë një shenjë në jetën tuaj. Në përfundim, asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

Paragjykimi është i pashmangshëm

Ju nuk keni fuqi për të kontrolluar mendimet e tjetrit. Pa marrë parasysh se sa e keni provuar, nuk mund t’i ndaloni ata nga gjykimi. E vetmja gjë që mund të bëni është të komunikoni hapur me të tjerët. Jini të hapur dhe jini të ndershëm. Kjo është një nga mënyrat që mund të përpiqeni të kuptoni të tjerët.

Jini 100% vetja

Le të thonë çfarë duan. Është mirë të mos ndikohesh nga gjykimi. Duke qenë 100% vetja, asgjë nuk do të kishte rëndësi më shumë. Për më tepër, kjo ju ndihmon të meditoni dhe rreth frikërave tuaja. Në të njëjtën kohë mund të zbuloni se kush mund të jetë dikush që ju mbështet dhe kush jo.

Mos e gjykoni veten tuaj

Para se të përqendroheni tek të tjerët, shikoni se a e gjykoni ju veten tuaj. A ka ndonjë gjykim që mund t’ju ndalojë të ndani vetveten tuaj të vërtetë me të tjerët? Nëse po, mënyra e vetme për të thyer mallkimin është ndalimi i gjykimit të vetes. Pastaj, do të ndiheni më të sigurt për t’i ndarë gjërat hapur. Gjithashtu, mos harroni se nëse keni një mendim gjykues, njerëzit kanë më shumë gjasa të gjykojnë ty. Për t’i bërë gjërat më të lehta, pranoni idetë e të tjerëve dhe mendimet e tyre dhe do të ndiheni shumë më mirë.