Dalin notat e maturanëve për lëndën e Matematikës, linku ku mund të gjeni rezultatet

E Premte 23 Qershor 2023, 16:36
TiranaPost
Janë publikuar rezultatet e testit të lëndës së Matematikës për Maturën Shtetërore.
Kalueshmëria në këtë provim llogaritet në 94.38%, ndërsa nota mesatare është 6.65.
Sipas të dhënave në shkallë republike janë 238 maturantë, të cilët janë vlerësuar me notë maksimale, kurse 1549 të tjerë kanë rezultuar mbetës në lëndën e Matematikës.
Provimin e Matematikës e kanë kryer rreth 27500 maturantë.
Linku ku mund të shihni notën:
https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/vendos-id/matematike/