Bumi i divorcit gri, pse çiftet po ndahen pasi kanë kaluar një jetë bashkë
Analizat që dalin nga hulumtimi e ISTAT në Itali flasin qartë: midis vitit 2014 dhe 2020 u trefishuan divorcet tek çiftet mbi 55 vjeç dhe në gjashtë vjet numri i divorceve në mesin e të 60-ave janë pothuajse dyfishuar.
Përfundimisht, divorci në një fazë të vonë të jetës, nuk është më një tabu.
As vitet e kaluara së bashku, as fëmijët, sfidat, kujtimet e përjetuara nuk janë arsye të mjaftueshme për ta shmangur divorcin në këtë moshë.
Po cilat janë shkaqet e mundshme të këtij fenomeni?
"Divorci i vonë është një ngjarje në përputhje me evolucionin e lidhjes në çift”, shpjegoi psikiatri për La Repubblica, Giancarlo Dimaggio.
"Si specie kemi mbërritur tek monogamia, pra formimi i çifteve të qëndrueshme, për të siguruar zhvillimin dhe sigurinë për fëmijët: arkitektura jonë emocionale, cerebrale dhe hormonale, ka evoluuar me synimin te kujdesi për pasardhësit. Por sapo fëmijët rriten dhe përfundojnë detyrat e kujdesit, qëndrimi së bashku është më tepër një çështje kulturore."
Mund të këtë edhe nga ata që e dëshirojnë ndarjen, por i duhen gjykimit apo fillimit të një jete të re si beqarë.