Sociale

Blogerja xhiron pamjet e radhës në vapë të pensionistëve: Zoti Kryeministër bëj diçka

Blogerja xhiron pamjet e radhës në vapë të

Radhë mizë lisi, ndërsa të gjithë janë pensionistë që marrin pensionin e tyre.

Ndërsa shumë shërbime janë bërë online në Shqipëri, ky duket se ende ka probleme.

Blogerja Estela Ujka, ndërsa shkruan e poston me protestë këtë që ndodh sugjeron se ka një mënyrë që pensioni tu shkojë në shtëpi sipas adresës së vetëdeklaruar.

Postimi i blogeres Estela Ujka:

Zoti Kryeministër, bëj diçka!

Nëse kontribuon gjithë jetën për këtë vend nuk duhet të trajtohesh kështu.

Pensioni t’i shkojë me transport falas në adresën që vetëdeklarojnë.


Por çfarë mënyrash ka në botë për pensionin?

Në shumë vende të Europës pensionet shpërndahen online, ose përmes postës por në shërbimin në shtëpi.

Pensionistët në Gjermani e marrin këtë shërbim me një aplikim të thjeshtë dhe kundrejt një pagese modeste prej 1 euro në muaj.