Berati ka rezervuar një surprizë për të gjithë djemtë nga Kosova që mbajnë emrin e qytetit
E Premte 1 Shtator 2023, 20:39
TiranaPost
Mund të jenë ngado, por sidomos Kosova u vendos djemve emra shqiptarë. Në Kosovë Ka Vlora, ka Saranda, ka edhe Berat. Ama për këta të fundit qyteti i Beratit rezervon surpriza. Pak nga ideja interesante zbuloi kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo, gjatë një interviste në T7, televizion në Kosovë, pas vizitës në Rahovec.
"Ne do t'i pajisim ata me një Certifikatë Mirënjohjeje dhe me një suvenir të vogël, në mënyrë që të kenë një kujtim nga qyteti që mban emrin e tyre", tha Demo, duke shtuar se kjo do të realizohet ndoshta përmes pikave të infopoint.
Në Kosovë janë 2740 djem që mbajnë emrin e qytetit 2400-vjeçar.
Intervistën e dëgjon këtu