Sociale

Amerikanët janë lodhur nga bakshishi për çdo shërbim

Amerikanët janë lodhur nga bakshishi për çdo shërbim

Kostoja e lartë e jetesës si pasojë e inflacionit ka bërë që qytetarët të japin më pak bakshish se më parë. Për disa shërbime bazë ku punonjësit paguhen me paga minimale kjo shihet si shqetësuese nga ekspertët në SHBA, e megjithatë ata thonë se konsumatorët janë lodhur nga kërkesat për bakshish.

Gjithnjë e më pak konsumatorë japin bakshish kur hanë jashtë krahasuar me vitin e kaluar, sipas një raporti të ri nga Bankrate.

“Inflacioni dhe shqetësimi i përgjithshëm ekonomik duket se po i bëjnë amerikanët më koprracë me zakonet e tyre të bakshishit, megjithatë ne po përballemi me më shumë kërkesa për bakshish se kurrë më parë”, tha Ted Rossman, analist i industrisë në Bankrate.

Shumë mendojnë se presioni për bakshish është rritur gjatë vitit të kaluar, zbuloi gjithashtu raporti i buxhetimit të konsumatorit të NerdWallet.

Megjithatë, dy të tretat e amerikanëve kanë një pikëpamje negative për bakshishin, sipas Bankrate, veçanërisht kur bëhet fjalë për kërkesat e pagesave me opsione të paracaktuara që mund të variojnë nga 15% deri në 35% për çdo transaksion.