Sociale

A ka jetë pas vdekjes? Ku ndryshojnë në përgjigje doktrinat e ndryshme fetare?

A ka jetë pas vdekjes? Ku ndryshojnë në përgjigje doktrinat

Vdekja është një çështje deri diku “tabu”, por të flasim për të përbën domosdomshmëri, në kushtet kur e dimë se ajo është e pashmangshme. Aspekti që na intereson më shumë në lidhje me këtë koncept është se çfarë ndodh pas vdekjes? Doktrinat e ndryshme fetare kanë besimet e tyre se çfarë ndodh.

Natyrisht, nuk mund të harrojmë edhe grupin e ateistëve që është në rritje në shoqëritë tona moderne dhe post-moderne, por për këta të fundit është vështirë të formulosh një doktrinë koherente, pasi çdo ateist ka mendimet e veta dhe nuk bie dakord me një tjetër. Ateizmi është mungesë e besimit dhe për pasojë është shumë i vështirë për t’u përkufizuar si një doktrinë konkurruese me fetë.

Budizmi: Ka në thelb të doktrinës së vet idenë e rimëshirimit dhe rilindjes. Sipas Budës, çdo gjë ripërsëritet në mënyrë ciklike dhe kështu njeriu lind, rritet dhe vdes në pafundësi. Ndonëse budizmit kultura popullore shpeshherë i referohet si një fe “shpirtërore”, si doktrinë fetare nuk pranon konceptin e shpirtit të pavarur nga trupi, ndaj beson se sapo njeriu vdes ai rilind menjëherë në një trup tjetër. Qëllimi i jetës është jo të arrihet Parajsa, por të jetohet pastërtisht deri sa të arrihet në gjendjen e njohjes absolute, të quajtur “Nirvana” (jo akullorja).

Krishtërimi: Është tejet e njohur se doktrina e Krishtëre njeh ekzistencën e shpirtit dhe beson në përjetësi. Pas vdekjes njeriu gjykohet për aktet e tij dhe fati i tij vendoset në bazë të mëkateve ose të mirave që ka bërë për t’u dënuar në Ferr ose për të gëzuar Parajsën në përjetësi. Megjithatë, edhe Krishtërimi beson tek rimëshirimi, teksa profetizon rikthimin e Krishtit për të bërë gjyqin e fundit të botës, të quajtur “Apokalips”.

Hinduizmi: Është zhvilluar si fe gjeografikisht afër me Budizmin dhe të dy doktrinat fetare kanë shumë të përbashkëta. Për pasojë, edhe hinduistët besojnë tek rimishërimi dhe tek “Karma”. Pra, veprimet e jetës përcaktojnë se në çfarë klase sociale do të lindësh në jetën tënde të ardhshme. Shumë mëkate rrezikojnë që të rilindësh si kafshë, apo edhe bimë. Në rast se jeton një jetë të vyrtytshme, do të rilindësh në shtresat aristokratike. Qëllimi përfundimtar është të jetosh disa cikle jete të vyrtytshme dhe të çlirohesh nga cikli duke u bashkuar në mbretërinë qiellore me “Brahman”.

Judaizmi: Feja hebraike nuk ka një doktrinë fikse për atë që ndodh pas vdekjes. Hebraizmi beson se jeta pas vdekjes ka shumë forma dhe varet nga besimi i njeriut. Si doktrinë fokusohet në mënyrën sesi jeta duhet jetuar në tokë dhe nuk bazohet sa Krishtërimi në idenë e pasvdekjes. Disa sekte hebraike mendojnë se në një të ardhme të gjithë njerëzit do të ribashkohen në një tokë pa mëkate që do të ngjajë si Kopshti i Edenit ku u krijua njerëzimi

Islami: Feja islamike, po ashtu si Krishtërimi beson se vdekja signifikon largim të shpirtit nga trupi dhe jetën e shpirtit në një dimension tjetër. Shpirti, sipas kësaj doktrine, shkon përpara Ëngjëllit të Vdekjes dhe pret ditën e Gjykimit, ku në bazë të sjelljes së tij në tokë do të gjykohet për të shkuar në “Xhenet” ose në “Xhahanam”, që i përgjan ferrit në Krishtërim.

Spiritualizmi: Është një besim se jetojmë në një botë fizike, por ekziston dhe një dimension po aq real i shpirtrave. Si doktrinë influencohet së tepërmi nga format e Platonit dhe beson se shpirtat kanë ndërgjegje dhe “stacionimi” i tyre në tokë është thjesht i përkohshëm dhe më pas shpirti jeton në një tjetër vend, dhe në një tjetër dhe kështu deri në pafundësi.

Tiranapost.al