Sociale

28 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës sot

28 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës

Ditën e sotme rreth 28 mijë maturantë do t`i nënshtrohen provimit të tretë të maturës shtetërore, atij të Matematikës. Provimi i fundit është më datë 24 qershor dhe është ai i lëndës me zgjedhje.

Provimi i Matematikës nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.

Zhvillohet në salla të mëdha ku ambientet monitorohen me kamera. Testi në total ka 60 pikë, 20 pikë kanë pyetjet me alternativa dhe 40 në ato me shtjellim.