Nën lupën e Stela Sallakut

S'ke shumë para të blesh veshje të shtrenjta,por ke shije që t'i bësh të duken të tilla

S'ke shumë para të blesh veshje të shtrenjta,por ke shije

Na është thënë shpeshherë që veshjet e shtrenjta të rrinë mirë, janë të bukura, nuk e humbasin formën nga larjet si dhe i ke për një kohë të gjatë. Përveç trikove kashmir që edhe po t'i blesh të shtrenjta, duan manualin e përdorimit dhe të larjes me vete. Të kushton edhe mirëmbajtja po aq sa vetë trikoja. A është e mundur të gjejmë veshje që nuk kushtojnë aq shumë, por në fund do duken sikur kemi bërë shopping në Milano?

[caption id="attachment_297931" align="aligncenter" width="390"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Për këtë bëra një provë vetë, para pasqyrës. Mora një golf të bardhë të leshtë, paksa oversize. E kombinova fillimisht me një fund lëkure, laps, treçerek. Dukej mirë, por s'më pëlqeu sepse nuk doja të vishja stiletto. E provova me xhinse, por edhe ato s'ma mbushën syrin sepse dukesha më sport se sa duhej. Mendova ta provoja me një fund satin, që nuk ka kushtuar shumë, rreth 3.500lek. Dukej kaq bukur! Golfi i bardhë ka dy konture të zeza anash, ndërkohë fundi është nuancë bezhë. E kombinova me një palë gjysëm shapka gjithashtu satin, me fjongo lart ( nga H&M të cilat i kam blerë disa vite më parë). I gjithë look-u dukej i shtrenjtë dhe shumë me stil. Sepse copat satin, mëndafsh dhe tafta-mëndafsh kanë një shkëlqim të lehtë që i jep akoma më shumë vlerë gjithë veshjes.

[caption id="attachment_297929" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Një copë tjetër që gjithashtu ka një efekt ?glamour? është crepe. Përdoret për kostume përgjithësisht ose fustane, sepse nuk mban rrudhë. Mund ta keni parë të alternuar edhe me satin, sidomos për jakat e xhaketave. Ka nëpër të, disa kokrriza të imëta që nuk duken nga larg, të cilat i japin një tjetër bukuri. Kombinohet me thuajse të gjitha materialet e tjera si dhe një kostum crepe  dhe vishet për përditshmëri por edhe mbrëmje.

[caption id="attachment_297942" align="aligncenter" width="390"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_297922" align="aligncenter" width="390"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Kuadratet! Janë dhe trendi i sezonit vjeshtë-dimër ?18-?19, ndaj jam e sigurtë që mund të keni diçka të tillë  në gardërobë. Palltot me kuadrate do duken shumë me stil  edhe po të mos i keni blerë shumë shtrenjtë. Sidomos nësë janë gri me të zezë, bardhë e zi apo bezhë dhe kafe.

[caption id="attachment_297943" align="aligncenter" width="441"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_297923" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Nuanca bojëqiell është një ndër të preferuarat e princeshave dhe zonjave të para. Ka shumë sy si ngjyrë, aq sa thuajse në çdo lloj materiali duket bukur. Që nga pambuku e deri tek satin. Nëse keni pantallona në këtë ngjyrë, kombinojini gjithmonë me një këmishë oversize me prerje mashkullore.

[caption id="attachment_297932" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Këmishat dhe trikot me vija më kujtojnë Coco Chanel. Veshja merr një tjetër pamje sa herë që alternon një detaj vijash në të. Mbajeni pjesën tjetër neutrale, pallton dhe pantallonat dhe do dukeni një yll.

[caption id="attachment_297924" align="aligncenter" width="236"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Çanta është aksesori që mund t'i shtojë ose t'i ulë pikë veshjes tuaj. Detajet e floririt nëpër të (zinxhiri, tokza, apo zinxhiri), e bëjnë të duket më e shtrenjtë edhe sikur të mos ketë logo Chanel. Nëse visheni me nuanca toke dhe nuk keni vendosur varëse apo aksesorë të tjerë, zgjidheni çantën me rrip metalik (floriri ose argjend). Do dukeni më me stil dhe veshja do duket sikur e keni blerë në ?Rinascente?./Tiranapost.al

[caption id="attachment_297928" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]