Sipas Braçes

Erion Braçe falenderon publikisht këta punëtorë të Tiranës pas ndeshjes në Air Albania

Erion Braçe falenderon publikisht këta punëtorë të

Pas përfundimit të ndeshjes së finales së Conference League, në stadiumin Air Albania, në një status të gjithë, Erion Braçe me mirënjohje përmend të gjithë punëtorët e Tiranës. Nga punonjësit e pastrimit, tek ata të aeroportit, gazetarët, shitësit dhe sidomos policët. Ata që patën edhe përballjen më të vështirë me tifozët në ditën para ndeshjes.


Statusi i plotë i Erion Braçes:

PËR NE, NUK ISHTE LOJË!
ISHTE SHUMË MË TEPËR!

Roma ia doli të fitojë ndeshjen e rikthejë një trofe evropian në e për Italinë.

Për ne ishte, prova më e mirë e FITORES SË VIZIONIT PËR TA BËRË SHQIPËRINË NJË VEND NORMAL E TIRANËN NJË QYTET EVROPIAN;

FUUUUNKSIOOOONOOOOI!

Kur arrin këtu, duhet të ndalesh e falenderosh;

PUNËTORËT, TË GJITHË PUNËTORËT QË BËNË VIZIONIN TË FUNKSIONOJË;

Nga ata të aeroportit NËNË TEREZA, të cilët pritën e shërbyen për numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë në këtë vend, punëtorët e portit të Durrësit, tek shoferët e linjavë të autobusëve, taksive, punëtorët e hoteleve, restoranteve, bareve, kuzhinierët, kamarierët, sanitaret që shërbyen në to, shitësit në dyqane e supermarkete apo në rrugë, punëtorët e sigurisë në çdo ambient, jashtë e brenda stadiumit, punëtorët e nëpunësit e çdo shërbimi tjetër në qeverinë qëndrore e vendore, posaçërisht në Bashkinë e Tiranës.

Por mbi të gjitha;
EFEKTIVËT E POLICISË SË SHTETIT, përballuan pjesën më të vështirë në këtë sipërmarrje, sigurinë në tre ditë në qytet-çdo ambient të tij, të shtuar deri me 100 mijë njerëz, mes të cilëve plot normalë e të gëzuar, por edhe të dhunshëm që rrojnë për të rrahur e për t`u rrahur.

MJEKËT E INFERMIERËT E URGJENCËS KOMBËTARE, të cilët ishin kudo ku kishte një shqetësim shëndetësor.

PUNËTORËT E PASTRIMIT, përfshirë ata TË MIRËMBAJTJES SË PARKUT TË TIRANËS, për tre ditë me radhë, bënë gjithçka që ky qytet, në ambiente publike e private të ishte i pastër;
Të shihje sot herët në mëngjes, kosha të boshatisur, rrugë e lulishte, PARKUN e pastër, ishte një ndjesi e mirë;
Falë punës së tyre!

ATA FITUAN BETEJËN E TYRE!

Banorët e këtij qyteti, të cilët lëshuan qytetin për miqtë, mirëkuptuan çdo kufizim të nevojshëm, u bënë pjesë e betejës për funksionim, meritojnë respekt!

Gazetarët, jo vetëm ata të sportit, por të gjithë gazetarët e lajmit, terrenit, të cilët u vunë në shërbim të kësaj sipërmarrje, meritojnë gjithashtu respekt.

NDESHJA MBAROI, një fletë historie u shënua; NE DUHET TE BEHËMI GATI PËR SIPËRMARRJEN TJETËR;

KUSH NDALET I KËNAQUR, HUMB BETEJËN TJETËR.

VO: aaa po, faleminderit edhe AD për pjesëmarrjen.