Aktualitet

Si të përballoni ditët e nxehta. Mjekët japin këshilla

Si të përballoni ditët e nxehta. Mjekët japin këshilla

Shmangni daljen në diell. Kjo është këshilla që jep mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.

Në një intervistë për Report TV, Pipero këshillon që ditën e nesër, që pritet të jetë dita më e nxehtë e javës të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët duhet të shmangin ekspozimin në diell.

?Mos dilni nga shtëpia sidomos gjatë orëve të pikut nga ora 10 deri pas orës 16:00. I këshilloj krahas të sëmurëve kronikë, të moshuarve dhe fëmijëve, të pijnë sa më shumë lëngje. Ujë është ndoshta ilaçi më i mirë për të nxehtin dhe mos ekspozimi. Edhe nëse për një arsye emergjente detyrohen të dalin edhe pse

është shumë vapë të vënë kapele dhe të visheni me krahë të gjata?, këshillon mjeku.

Po kështu duhet pasur shumë kujdes nga ushqimet që konsumojmë sepse në verë ndodhin më shumë helmime, me simptoma të vjellti dhe dhimbje barku. Mjekët këshillojnë që ushqimet të gatuhen mirë të konsumohen brenda ditës.

Ky post u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet intervistës së mjekut, Pëllumb Pipero në Report Tv. Copyright Tiranapost.al.