Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen e miliona eurove në 'Toyota Yaris'. Dy kushërinjtë e akuzuar nuk ishin vënë në dijeni

Shtyhet seanca për dosjen e miliona eurove në 'Toyota

Seanca paraprake për dosjen e miliona eurove në Toyta Yaris është shtyrë. Shkak është bërë mosdijenia për seancën e sotme për dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi të cilët janë shpallur në kërkim që pas publikimit të ngjarjes. Në seancën e sotme para se të njoftohej shtyrja, avokatët thanë se dy kushërinjtë ndodhen jashtë Shqipërisë.

-Alfred Vladi 33 vjeç dhe Elvis Vladi 38 vjeç janë dy kushërinjtë që janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë porositur automjetet "Toyota" nga Belgjika, brenda së cilave ishin fshehur 3.4 milionë Euro.

Të arrestuarit për çështjen janë Klevi Cani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinës. Ata janë të akuzuar për pastrim parash si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa Agim Çeka është i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se çështja u kthye në politike, me Lulzim Bashën të përfshirë, pasi dyshohet se ka dekonspiruar operacionin e policisë. Në një seancë të parlamentit, kur opozita ende nuk kishte bojkotuar, tha se një shumë e madhe parash brenda një makine Toyota Yaris është nisur drejt portit të Durrësit.

Ngjarja ndodhir me 24 qershor të vitit 2018, koha kur u bllokua makina pa targa në portin e Durrësit, ndërsa u gjendën 3.4 milion eurot fshehur. Makina ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/u-rrefyet-para-prokuroreve-belge-se-kush-ta-dha-infon-per-milionat-ne-toyota-yaris/

http://www.tiranapost.al/mbyllen-hetimet-per-3-4-milione-eurot-ne-toyota-yaris/