Shtëpia që dua

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Nuk ka asnjë dyshim që 2020-ta rriti rëndësinë e shtëpisë si kurrë më parë dhe sidomos të kuzhinës. Njerëzit kaluan vitin që sapo shkoi më shumë se kurrë kohë në kuzhinë. Të izoluar, këndi i gatimit dhe eksplorimi i recetave të ndryshme ishte mënyra më e mira për ta larguar mendjen nga virusi.

Urojmë që këtë vit të jetë ndryshe. Që virusi të largohet, ama jo njerëzit nga kuzhina. Pavarësisht nëse ke një kuzhinë të madhe, moderne ose një hapësirë të vogël fare, utilitare, shikoi për trendet kryesore të kuzhinës së 2021-shit nga ELLE Decor.

Kuzhina jeshile

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Ky trend i guximshëm i ngjyrave në të vërtetë mund të ketë filluar disa vite më parë në shtëpinë e projektuar nga Kelly ëearstler të Cameron Diaz, por dollapët e gjelbër morën një hov të ri pas vitit të kaluar nga kuzhina e Dakota Johnson.

Enë kuzhine me funksione të shumëfishta

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Një tigan që mund të përdoret edhe për pjatë. Pse të bësh enë kot?

Ngjyra të errëta

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Maksimizim i hapësirave të magazinimit

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Sidomos vitin që shkoi e kuptove shumë rëndësinë e magazinimit, kur mbushje qeset në supermarket dhe s`kishe pastaj ku t`i vendosje.

Sobë profesionale

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Meqë kuzhina e shtëpisë është shndërruar në të preferuarën e kujtdo (se restorantet kanë qenë të kufizuar në 2020-ën nga oraret dhe numri i klientëve), atëherë blije sobën profesionale që t`ia kalosh në gatim edhe chef-ave të kuzhinave më të mira.

Kuzhina pa mure e dyer, por me shumë shkëlqim

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Dada Collection sugjeron disa ide për muret e kuzhinës që nuk preferohen me ndarje të shumta.

Rubinet me sensor

Trendet e kuzhinës së gatimit për vitin 2021

Larja e duarve pati më shumë rëndësi se kurrë. Për të shmangur kontaktin me rubinetin dhe për të shmangur kështu mikrobet.

*Artikulli i Elle Decor u përshtat në shqip nga Tiranapost.al