Shtëpia që dua

Si t`i shmangësh 5 gabimet më të mëdha të kuzhinës?

Si t`i shmangësh 5 gabimet më të mëdha të

Sirtare që nuk mbyllen plotësisht, kuzhina gatimi të bardha si muri, njësoj kudo, në çdo shtëpi, një derë frigoriferi që mezi hapet prej pozicionit ku e ke vendosur. Ka ardhur momenti të bësh ca ndryshime në shtëpi. Po para se të fillosh nga puna e të shpenzosh para shiko 5 gabimet që duhet të shmangësh, sipas Melissa Penfold.

Si t`i shmangësh 5 gabimet më të mëdha të

Mos vendos çdo gjë mbi banak

Shtrydhësja e frutave, thekësja e bukës, ekspresi i kafesë, kutia e bukës, zierësja e vezëve, çfarë tjetër vendos mbi banak dhe e zë çdo hapësirë, aq sa gjithçka duket rrëmujë dhe nuk gjen as vend të vendosësh tenxheren? Hiq dorë nga nxjerrja e çdo pajisjeje mbi banak. Futi brenda në dollap dhe nxirrja prizën përmes vrimave të dollap që t`i përdorësh që brenda.

Si t`i shmangësh 5 gabimet më të mëdha të

Sobën spostoje duke mos e vendosur në cep të dollapit. Do shmangësh gjithë vajin që kërcet në dysheme gjatë skuqjes.

Si t`i shmangësh 5 gabimet më të mëdha të

Kujdes me banakun ishull

Mos e bëni shumë larg pjesës tjetër se do ju duhet të bridhni me vrap nëpër kuzhinë.

Si t`i shmangësh 5 gabimet më të mëdha të

Dollapë deri në tavan

Ose pak më poshtë, por që askush nuk i arrin. Për më tepër sipër grumbullojnë vetëm pluhur dhe papastërti. Duhet gjetur një zgjidhje më origjinale që të jetë edhe funksionale. Se nuk mund të hipësh çdo moment në shkallë për të marrë gotat dhe pjatat.

Si t`i shmangësh 5 gabimet më të mëdha të

Jo të bardhë, jo të bardhë, jo të bardhë

Kuzhinat e bardha dolën në modë që pas viteve ’80-’90 për të treguar edhe pastërtinë. Po duhet të jesh 24 orë në 7 ditë të javës duke gatuar e pastruar një kuzhinë të bardhë për t`u penduar përse zgjodhe këtë ngjyrë 100 herë në ditë.

Vitet e fundit njerëzit po shkojnë në skajin më ekstrem të së bardhës, në ngjyrën e zezë.

*Burimi Melissa Penfold