Shtëpia që dua

Si ta dekorosh shtëpinë kur shija s`të përputhet me burrin?

Si ta dekorosh shtëpinë kur shija s`të përputhet me burrin?

Dekorimi i një shtëpie të re ose rimdelimi i një të vjetre kur shtëpinë e ndan me partnerin mund të jetë emocionues dhe tërbues në të njëjtën kohë. Ju mund të doni luks, ai mund të jetë minimalist, dhe e kundërta.

Dikush, në një moment do duhet të tërhiqet.

Për ta bërë më pak të dhimbshme arritjen në atë pikë, ekspertja Kelly Collins, ka disa sugjerime

Bëni një listë të domosdoshme për objektet që shtëpia duhet të ketë dhe se si do të dëshironim që të dukej në tërësi. Të dy ju, bëjeni listën më vete. Kështu do të kuptoni se cilat janë gjërat e panegociueshme dhe ku ka vend për kompromis. Të dyja listat do mund t`i shërbejnë arkitektit për të bërë lëshime dhe kominime aty ku ka vend. Stilet mund të ndërthuren nëse i zgjedh me kujdes. Në këtë mënyrë do habiteni kur të shikoni sesi zgjedhjet tuaja mund të përshtaten së bashku.

Merreni më vete secilën dhomë dhe bëjini vetes dy pyetje: Cili do të jetë qëllimi kryesor i kësaj dhome? Mund të jetë një zyrë, një dhomë leximi ose një dhomë lojërash. Në cilën orë të ditës do të jeni më shumë në këtë dhomë? Kjo ju ndihmon të merrni parasysh skemat e ndriçimit dhe ngjyrave. Kush do ta përdorë më shumë këtë dhomë? Nëse njëri prej jush do të kalojë më shumë kohë në një dhomë, natyrshëm bëhet më e rëndësishme që ai të ndihet rehat në të. Çfarë mjedisi dëshironi të krijoni? Ju mund të dëshironi që ajo të jetë e relaksuar nëse është një dhomë gjumi, komode për një dhomë ndjenje ose energjike për një kuzhinë.

Dhe kështu të gjithë do jetojnë të lumtur, përgjithmonë!