Shtëpia e vjetër e Justin Bieber që ai mezi priti ta shiste

E Premte 19 Shkurt 2021, 11:08
TiranaPost
Justin Bierber dhe Hailey u mërzitën me shtëpinë e tyre të vjetër që në fakt ishte fringo e re dhe e nxorën në shitje.
Ata blenë një rezidencë 25.8 milionë dollarëshe në Belerly Park, në Los Angeles, kurse të vjetrën e shitën për gjysmë milionë më pak nga sa e blenë.
Sot do shëtisim në shtëpinë e vjetër me pesë dhoma gjumi, shtatë tualete, të cilën ai e shiti për 7,955,000 dollarë, mbi gjysmë milioni më pak sesa e bleu. Pse? Se mezi priste ta hiqte qafe.
Shtëpia e stilit kolonial të Montereit është mbi 6100 metra katrorë dhe ka brenda bar, bibliotekë dhe një sallë kinemaje.
Bari ndodhet në bodrum në mes të gjithë rafteve me shishe vere dhe ia kalon edhe lokale të Bllokut.
Oborri është po aq simpatik sa shtëpia, me qershinë mbi tortë: pishinën.