Ngjan si anije kozmike, por në fakt është shtëpi. është krijuar në Singapor dhe kushton 52 mijë dollarë. Shtëpia ka kapacitet për të jetuar 4 persona dhe nuk i mungon asgjë.
Ajo është gati 30 metra katror dhe është e lidhur me inteligjencën artificiale.
Shtëpia është 8 metër e gjatë dhe 3.5 metër e gjerë. Ka dhomë gjumi, kuzhinë dhe tualet.
Elektroshtëpiaket janë të kohës së fundit, të gjitha smart nga lavatricja deri tek frigoriferi.
Cube Two, si quhet shtëpia mund të prenotohet. Pastaj të duhet hapësira për ta vendosur. Në Shtetet e Bashkuara transporti kushton 8 mijë dollarë.
*Business Insider