Shtëpia që dua

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e

Kur Arbana solli në jetë Diellin, partneri i saj Eduarti ndodhej në Bogë të Shkodrës. Ajo postonte foton me djalin, kurse ai pamje nga shtëpi prej druri që po ndërtonte. Nuk i duhej për ndonjë film, as për ndonjë videoklip.

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e

“Po bëhet gati shtëpia e princeshës”, shkruante ai dhe më vonë Arbana zbuloi se shtëpia ishte për të dhe kishte qenë ëndrra e saj.

Por më shumë në dukje e vuri vizita e tyre kësaj radhe, fotot që Arbana postoi dhe komenti i ndjekëses që i sugjeronte ta promovonte vendin ku kishte shkuar.

“Nuk besoj se ka ndihmë më të madhe se të ndërtoj shtëpinë time këtu, dhe nuk kam pse të reklamoj shtëpinë time se nuk e jap me qera. çdo foto imja e bërë në natyrën e këtij vendi është me tag dhe location. Le mos të bëjmë polemikë aty ku nuk ka vend. Tung”, shkruan Arbana.

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e

Shtëpia e saj prej druri ka ruajtur stilin e shtëpive të vjetra të këtij fshati, me catinë e pjerrët të bërë enkas për dëborën e madhe. Ndaj edhe Arbana është ngritur herët të ndërtojë plakun prej bore me djalin e madh, Jonin.

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e

Shtëpi të tilla prej druri kanë filluar të ndërtohen në Kosovë dhe Shqipëri, kryesisht në zonat malore. Kanë kosto të ulët, janë të ngrohta dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike.

Fshati Bogë ishte një ndër destinacionet më të zgjedhura për dimrin. Arbana zgjodhi të ndërtojë aty shtëpinë e saj, mbase edhe për shkak të origjinës së partnerit, por shumë të tjerë që zgjedhin të mos shkojnë aq shpesh, ka hotele dhe vileta ku mund të flesh pasi ke shijuar gjatë ditës bukuritë e natyrës.

Shtëpia e re e Arbanës në Bogë rrëmbeu vëmendjen e