Shtëpia që dua

Po mendoni të mobiloni shtëpinë? Këtu do të gjeni disa këshilla për të bërë zgjedhjet e duhura

Po mendoni të mobiloni shtëpinë? Këtu do të gjeni disa

Zgjedhja e mobiljeve për shtëpinë është një punë e madhe dhe shumë e rëndësishme.

Në ditët e sotme kur qarkullojnë ide të ndryshme në rrjetet sociale, HGTV dhe Pinterest, shumë konsumatorë në realitet mbingarkohen nga ideja e dekorimit të një shtëpie.

Ju mund të dini shumë mirë se çfarë dëshironi, por mund të mos jeni të sigurt se si t'i bëni të gjitha të funksionojnë.

Këtu do të gjeni tre këshilla të thjeshta për zgjedhjen e mobiljeve të duhura për shtëpinë tuaj.

- Filloni me stilin

Po mendoni të mobiloni shtëpinë? Këtu do të gjeni disa

Ju nuk mund të arrini askund pa njohur stilin. Hapi i parë është të zbuloni se çfarë dëshironi.

Kur flaitet për stil, njerëzit duhet të japin mendonim e vërtetë dhe disa pyetje të cilave duhet t’ju përgjigjeni janë:

A jeni tradicional apo bashkëkohor?

A i pëlqeni ambientet e brendshme neutrale me dritë të butë ose ato që janë më humane dhe dramatike?

A janë shijet tuaja komode të këndshme e të modës?

Dëshironi që hapësira juaj të jetë e rehatshme apo zyrtare?

A i doni dhomat e mbushura apo minimale?

- Jini të vetëdijshëm për hapësirën

Po mendoni të mobiloni shtëpinë? Këtu do të gjeni disa

Pavarësisht nëse hapësira është e vogël ose ka vend për të kursyer, kjo është një kohë kur madhësia ka rëndësi.

Nëse shtëpia është e vogël nuk duhet të tejmbushjet buzë më buzë. Një divan i mbingarkuar mund të duket i mahnitshëm, por kur vendoset në një hapësirë ??të vogël mund ta bëjë dhomën të ndihet e tejmbushur. Zgjidhni mobilje që janë më të lehta dhe më të vogla pa e bërë hapsirën që keni të duket edhe më e vogël.

Mund të duket sikur hapësirat e mëdha janë më të lehta për tu dekoruar, por nuk është gjithmonë kështu. Hapësirat e mëdha vijnë me një grup problemesh.

Si rregull i përgjithshëm, mobiljet më të mëdha funksionojnë mirë në hapësira të mëdha. Divanët dhe karriget mund të jenë më të gjata, më të larta dhe më të thella.

- Jini kuriozë, me ngjyra dhe strukturë

Po mendoni të mobiloni shtëpinë? Këtu do të gjeni disa

Në botën e dizajnit, ngjyra dhe struktura janë gjithçka.

Ngjyra dhe struktura mund të ndryshojnë një dhomë në çast, kështu që të jesh i vëmendshëm ndaj këtyre zgjedhjeve është thelbësore kur zgjedh mobiljet për shtëpinë. Nuk ka nevojë të stresoheni më poshtë do të gjeni disa këshilla.

Për të qenë në modë kombinoni ngjyrat neutrale me ngjyrat e çelëta, por mund të fusni edhe disa ngjyra metalike shtesë.

Përzieni ngjyrën blu me atë argjendi.

Bëhuni komod të qetë me neutralë të ngrohtë dhe zgjidhni materiale të buta si pëlhura me lule dhe pëlhura pelushi.

Bëhuni të guximshëm me kadife të ndritshme me xhevahire.

Zgjedhja e mobiljeve për shtëpinë duhet të jetë e kënaqshme, jo e përditshme.

Mobiljet janë një pjesë e jetës sonë, ne i shohim ato çdo ditë, por duhet të jenë funksionale, por edhe diçka tërheqëse për të cilën ne duam të kthehemi në shtëpi.

Po mendoni të mobiloni shtëpinë? Këtu do të gjeni disa

*Artikulli i marrë nga Style Inform. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.