Në shtëpinë shumëngjyrëshe të Bill dhe Hillary Clinton

"Ishte emocionuese", kështu e përshkruan Hillary Clinton vizitën e saj të parë në atë që tani është shtëpia e saj në Beltway, e quajtur "Whitehaven" sepse ndodhet në rrugën Whitehaven në Washington, DC.
Hillary e ka blerë shtëpinë kur u zgjodh anëtare Senati. U mahnit nga pemët dhe tregon sot se i ngjasoi pamja pas shtëpisë me Londrën, ose New York-un e vjetër.
Shtëpia është ndërtuar me tulla të kuqe neo-gjeorgjiane 5,500 metra katrorë dhe është ndërtuar në vitin 1951.
Clinton e ka çuar aparatin fotografik të Architectural Digest në pjesën pas shtëpisë e pishinës.
“Këtu kaloj pjesën më të madhe të ditës. Edhe miqtë i pres këtu për një çaj”, thotë Hillary për këtë kënd të veçantë të oborrit.
Miqtë e çifti Bill dhe Hillary që vizitojnë shtëpinë e tyre mund të lënë në fund përshtypjet në një libër që gjendet në një tryezë të lezetshme.
Hillary dhe vajza janë fanse të mëdha të ngjyrave dhe Hillary sidomos e të verdhës së lehtë, ndaj edhe dhoma e ndenjes dhe hyrja e shtëpisë janë lyer me këtë ngjyrë.
Për më shumë, shëtit përmes fotos.
*Burimi Architectural Digest