Brenda vilës në Karaibe ku Robbie Williams po bën karantinën

Robbie Williams është vetizoluar në një vilë luksoze në Karaibe, aty ku e zuri koronavirusi. Thuhet se një natë kushton plot 15 mijë paund.
Këngëtari, 46 vjeç, është me gruan Ayda Field, 41 vjeç dhe katër fëmijët e tyre Teddy, tetë, Coco, dy dhe djemtë Charlton, gjashtë dhe Beau, 11 muajsh.
Vila ka një hapësirë ??mahnitëse, divanë të bardhë dhe mobilje lisi mbi pishinën e gjerë, së bashku me një bar privat dhe dhomën e ngrënies.
Nuk mund të shijojnë një not në oqean, por kanë pishinën.
Një burim pranë familjes tregon se Robbie po e përjeton keq virusin dhe nuk e pati aq të lehtë: “Robbie ka qenë goxha sëmurë. Familjarisht janë izoluar. Nuk janë në vendin më të keq për të qëndruar, ama as në plazh nuk shkojnë dot. Mjaftohen duke e parë detin nga dritarja”.
Në disa foto paparacësh Robbie është shfaqur gjithmonë me maskë në fytyrë, por siç duket nuk ishte e mjaftueshme. Jo pak herë ata kanë organizuar festa dhe kanë qenë të ftuar tek miqtë e tyre, për më tepër udhëtimi dhe pushimet, duket se ia çuan më pranë virusin.
*Artikulli i Daily Mail u përshtat në shqip nga Tiranapost.al