Shtëpia që dua

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

Dizajnerja amerikane Laura Kirar jeton prej tre vitesh në Meksikë dhe është pronare e Meson Hidalgo, një shtëpi për mysafirë/turistë në San Miguel de Allende, por shërben edhe si një qendër e vogël tregtare ku mund të blesh orendi, qilime, piktura apo diçka tjetër. Gjithçka që shihni në foto është shndërruar nga vetë Kirar.

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

Shtëpia është ndërtuar qysh në vitin 1693 dhe thuhet të jetë përdorur nga një prift i cili shëronte njerëzit dhe bënte mrekulli. Ndërsa sot është shndërruar një model krejt ndryshe nga çdo gjë tjetër e veçantë në qytetin turistik shumëngjyrësh, por jo pa histori.

Laura Kirar rrëfen herën e parë që ka vizituar vendin: Rashë në dashuri me njerëzit dhe bukurinë e vendit. Është vend piktoresk dhe Mason Hidalgo ka të njëjtën frymë dizajni që mund të duket dhe i çuditshëm, me orendi dhe sende të punuara me dorë. Gjëja më e veçantë është se gjithçka është në shitje. Pavarësisht nëse janë llamba të cilësisë së mirë që kam mbledhur dhe vendosur në një nga dhomat e mysafirëve apo orenditë të prodhuara në Jukatan, gjithçka mund ta merrni në shtëpi ose të bëni porosi të ngjashme.

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

Laura e cila ka punuar si dizajnere interior dhe është marrë me klientë të tillë të mëdhenj si Baker Furniture, Kallista faucets, dhe Sheraton Hotels thotë se gjithmonë dëshironte një vend të sajin dhe se nuk mundi ti rezitonte hijeshisë së ndërtesës gati 350 vjeçare.

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

Meson Hidalgo u hap në nëntor të vitit 2019 dhe interesi ka vazhduar të rritet edhe mes kufizimeve të udhëtimit për shkak të Covid-19. "Ne kemi qenë me fat që kemi patur mysafirë nga Mexico, Merida dhe madje edhe nga SHBA", shton ajo.

Tre shtëpitë e mysafirëve kanë emër- Chana, Juana dhe Su Hermana; vijnë nga zhargoni meksikan dhe ofrojnë detaje dhe histori mbi kulturën lokale për ata që e vizitojnë. Për më tepër, secila prej shtëpive ka personalitetin e vet, gjë që është e dukshme në gamën e ngjyrave dhe orenditë e vendosura.

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

Chana, shtëpia e mysafirëve në katin e parë ka orendi dhe ngjyra që lidhen me traditën. Bluja me qiellin, ndërsa ngjyra e ndryshkut është tipike për ndërtesat klasike të epokës koloniale meksikane. Në të gjenden shumë objekte të gdhendura me dorë, pasi Laura punoi me një gdhendës ekspert të zonës.

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

Juana është një nga dy dhomat e katit të sipërm, përfshin një nga ngjyrat e preferuara të Laurës: ngjyrën korale dhe ngjyrën e qiellit në San Miguel gjatë perëndimit të diellit. Muret janë vizatuar me dorën e një muralisti lokal, bazuar në përfaqësimin e Venusit ng afisi Maya.

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

E fundit nga tre suitat është Su Hermana, ku mbizotëron ngjyra okër e verdhë. "Në atë kohë, bojërat zakonisht bëheshin nga kalciumi dhe me pigmente natyrale, kështu që kjo e verdhë është e veçantë", thotë Laura.

Kur të vijë normaliteti në Meksikë ia vlen ky hotel-boutique

San Miguel de Allende është tashmë në listën e shumë njerëzve, por ia vlen të ndalesh në Meson Hidalgo nëse do të mësosh dhe të kuptosh më shumë rreth historisë antike të qytetit.

Architecturaldigest/ Tiranapost.al.