Shqiptarët në botë

Video/ Mjeku shqiptar në SHBA: Nesër bëj testin. Ja procesi i veshjes para të hyjë në dhomën e pacientëve

Video/ Mjeku shqiptar në SHBA: Nesër bëj testin. Ja procesi i

Andrin Sadikaj është mjeku shqiptar i cili jeton në Amerikë dhe po punon në një spital pranë New Yorkut. Në një intervistë ai ka treguar se moshat më të prekura nga koronavirusi janë mbi 70 vjeç dhe se më të rrezikuarit janë ata mbi 60 dhe që kanë probleme të tjera shëndetësore.

Ai ka rrëfyer se sa e vështirë është për pacientët pasi ata nuk mund të komunikojnë dot me të afërmit e tyre.

Mjeku Sadikaj thotë se shumë pacientë nuk e kuptojnë fillimisht problemin me frymëmarrjen, ndaj ai dhe mjekë të tjerë janë të detyruar ti monitorojnë pasi rrezikojnë intubimin.

I pyetur nëse vetë kishte shenja dhe nëse do bënte testin, ai tha se nesër në orën 1 do të bënte testin, për siguri.

-A ke frikë? E pyet gazetarja në News 24 dhe mjeku përgjigjet:

Frika më e madhe është se duke qenë se kemi familje, dashur pa dashur mund ta transmetojmë, por unë mundohem që kur shkoj në shtëpi heq rrobat e punës i fust direkt në lavatriçe, dhe futem direkt në dush për të minimizuar mundësinë për të infektuar familjarët. Personalisht jam angazhuar dhe kemi marrë donacione. Na kanë dhuruar maska 95 më shkallë filtrimi të ajrit sepse kishim mungesa. Ironia e kësaj është që çdo gjë prodhohet në Kinë. Kam mbi 6 vjet që jetoj këtu.

-Ka shqiptarë të tjerë?

Këtu është një mjek shqiptar në repartin e urgjencës dhe një mjek në departamentin e psikiatrisë por në spitale të tjera ka mjaft shqiptarë që po punojnë dhe po ndihmojnë pacientët me koronavirus.

-Trump njoftoi heqjen e fondeve për OBSH, si e shihni ju këtë?

Jam dakord me atë. OBSH duhet të ishte treguar më serioze dhe të jepte sinjalin shumë me herët që kur u raportua nga kinezët.

Në fund ai tregoi procesin e veshjes para se të hyjë në dhomën e pacientit.