Shqiptarët në botë

Mjekja shqiptare në Spanjë: Në fillim të prillit pritet piku, që tani nuk kemi më vende

Mjekja shqiptare në Spanjë: Në fillim të prillit pritet

Pas Italisë, Spanja po kalon një situatë të rëndë, ku deri më tani 900 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën. Mjekja shqiptare Lira Pelari, që shërben në spitalin Infektiv të Madridit, thotë për ‘News 24’ se gjendja e alarmit do të jetë deri në fund të muajit prill.

Pjesë nga intervista:

Kur do të jetë piku në Madrid?

Nga fundi i marsit, ose nga fillimi i prillit. Këtu gjendja e alarmit është deri në fund të prillit, por shpresojmë që nga fillimi i prillit të nisë disheza.

Si paraqitet situata?

Te spitali kemi kapacitete. Janë 800 shtretër, 600 kemi të shtruar me COVID-19. Janë hapur hotele, shpresojmë mos të mbushen.

Si po përballohet gjendja në terapi intensive?

Kemi 50-55 në terapi intensive, por janë në limit, nuk ka më vend.

Mosha mesatare që paraqitet në spital?

Janë të gjitha moshat, por jemi lutur që në spital të vijnë vetëm ata me simptoma të rënda. Në gjendje më të rëndë janë ata mbi 60-70 vjeç. Në përgjithësi kanë edhe sëmundje të tjera. Në pavionin tonë janë 3-4 mjekë në shtëpi, me simptoma të COVID-19. Në përgjithësi, nuk na e bëjnë tamponin neve, vetëm kur kemi simptoma. Ka aq shumë njerëz, sa nuk kemi mundësi as t’i diagnostifikojmë të gjithë.

Çfarë këshille mund të jepni?

Këshilla më e mirë është të rrini në shtëpi, për të shpëtuar veten, por edhe të tjerët. Tamponi është mirë që të bëhet në fillim, siç e bëri Koreja, se tani mund ta kemi të gjithë, dhe i bie të ikin të gjithë mjekët në shtëpi. Duhet bërë në fillim, që të kapet virusi. Në Spanjë është e pamundur tashmë.