Shqiptarët në botë

Çfarë po ndodh pas shpërthimit në veri të Kosovës?

Çfarë po ndodh pas shpërthimit në veri të

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, në komunën e Zubin Potokut.

Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë si përgjegjëse për sulmin e ndodhur.

Ashtu si kryeministri edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, ndërsa ka treguar se bëhet fjalë për 15 kilogramë lëndë eksplozive të përdorur në shpërthim.

Presidentja Vjosa Osmani fajësoi "bandat kriminale serbe" dhe anuloi edhe një vizitë të planifikuar për ditën e sotme në Brunei.

Sulmi është dënuar edhe nga ndërkombëtarët.