Shqiptarët në botë

E vrava se konsumonte drogë, por nuk doja! Zbardhet dëshmia e babait që vrau me thikë vajzën 20 vjeçe

E vrava se konsumonte drogë, por nuk doja! Zbardhet dëshmia e babait

Është zbardhur ngjarja e plotë e korrikut të kaluar, ku Petrit Lekaj 49 vjeç goditi për vdekje me thikë vajzën e saj Sabrinën, në shtetin ku jetonin, Australi. Detajet janë zbuluar në seancën e sotme të gjyqit, ku thuhet se Petrit Lekaj i cili ka qenë më parë i dënuar për trafik heroine pranoi fajësinë dhe se vajzën e kishte vrarë se bënte një jetë të dyfishtë dhe konsumonte drogë.

E vrava se konsumonte drogë, por nuk doja! Zbardhet dëshmia e babait
Ai mori një thikë kuzhine 15 cm dhe shkoi me Sabrinën për të blerë ushqime. Pas konfliktit mes tyre, për festat ku shkonte Sabrina dhe konsumimin e drogës ai më pas e ka qëlluar disa herë me thikë.

Babai thotë se donte thjesht ta trembte, por ku Sabrina i kishte thënë sipas tij se nuk i interesonte për sakrificat që kishte bërë ai në rritjen e saj, bënë që të dilte nga natyra dhe ta godiste.

E vrava se konsumonte drogë, por nuk doja! Zbardhet dëshmia e babait

Avokati i tij ka thënë se Sabrina ishte drita e syrit të Petritit, por ajo kishte filluar një jetë ku konsumonte drogë. Në trupin e saj janë gjetur 7 goditje me thikë, në bark dhe në pjesë të tjera të trupit.

Avokati i Lekajt tha gjithashtu se Petriti kishte dashur të vriste veten pas aktit,dhe se meritonte të shkonte në ferr.

Sabrina ishte 20 vjeçe dhe studionte për imazheri. Ajo kishte mbaruar shkollën e mesme si ekselente. Dënimi i tij ende nuk është përcaktuar.