Shqiptarët në botë

17 shqiptarë, mes tyre fëmijë të bllokuar në Spanjë nga koronavirusi! Nuk po gjejnë zgjidhje nga ambasada atje

17 shqiptarë, mes tyre fëmijë të bllokuar në

Bëhet fjalë për 17 shqiptarë, mes tyre familjarë me fëmijë të cilët kishin shkuar me pushime në Madrid, por janë të bllokuar për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin.

Burime nga News 24 tregojnë se ata nuk kthehen dot dhe se nuk kanë marrë asnjë garanci nga ambasada shqiptare në Spanjë, ku kanë kërkuar ndihmë. Shqiptarët nuk mund të shkojnë as në ndonjë vend tjetër të dytë pasi janë mbyllur kufijtë. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti.

Në Spanjë, 533 persona kanë humbur jetën, 11,826 janë infektuar dhe 1,028 janë shëruar. Kjo situatë duhet thënë që po ndodh dhe në vende të tjera. BE mori vendimin për të mbyllur kufitjë për një muaj deri në një njoftim të dytë.

-Ndërkaq me datë 16 mars, ambasada shqiptare në Spanjë ka publikuar këtë njoftim:

Koronavirusi (përditësim): Çfarë të bëni nëse gjendeni në Spanjë?

Shmangni udhëtimet

Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit dhe evitimin e riskut të lartë të infektimit është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi. Të gjitha udhëtimet e planifikuara prej jush duhet të anulohen, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ju apo familjarët tuaj.

Kthimi në Shqipëri

Personat që domosdoshmërisht duhet të kthehen në Shqipëri duhet të kenë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Një numër vendesh kanë ndaluar dhe kalimin transit përmes aeroporteve të tyre. Informacioni më i shpejtë dhe më aktual për linjat që vijojnë aktivitetin e tyre me aeroportin e Rinasit mund të merret në faqen e internetit:
http://www.tirana-airport.com/…/f…/mberritjet-ne-kohe-reale/
Informacionet më të fundit të dhëna nga aeroporti:
http://www.tirana-airport.com/…/informa…/njoftime-per-shtyp/
Prenotimet për biletat mund t’i bëni vetë on-line ose familjarët tuaj nga Shqipëria. Për shkak të gjendjes së karantinës, vendet fqinje kanë ndaluar qarkullimin e të huajve në territorin e tyre. Rezervimet e biletave duhet t’i bëni patjetër me destinacion aeroportin e Rinasit dhe menjëherë e pa humbur kohë.
Nëse do të gjendeni në vende të tjera, kontaktoni me ambasadat tona kurdoherë:
https://punetejashtme.gov.al/…/perfaqesite-shqiptare-ne-bote

Shërbimet konsullore

Për të gjitha shërbimet konsullore të nevojshme apo të emergjencës do të aplikoni, pa u paraqitur në ambasadë, në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO):
- Në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun (hyrja në SHKO): https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/
- Ose në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx (hyrja në portal) apo https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx… (hyrja në SHKO).

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, kontaktoni pa hezitim me ambasadën
: 91 562 6985, : [email protected], [email protected]

Qëndroni në kontakt me ne dhe bëni kujdes për veten dhe familjarët tuaj.