#Shqipëriajonë/ Ky është një postim për ata që duan të fluturojnë

Nga Alberta Zani për #Shqipëriajonë/ 3 vjet me pare kur vendosa te kthehesha per pushime ne jug te vendit, u nisa nga Tirana me bezdi te madhe. Ne fakt une i kisha mbaruar nje pale pushime “alla turka” ne nje nga resortet e Antalyas, te cilat per hir te se vertetes, edhe pse nuk e kane bukurine e detit tone, nuk kane te share, pasi argetimet jane pika e tyre e forte sipas meje. Sic thashe u riktheva ne jug ne fund te gushtit, jo me ndonje qef te madh, por qe vajza ime asokohe 2 vjec e pak te mos rrinte larg babait, i cili sebashku me nje ekip djemsh te talentuar vendosen te gjalleronin jugun e Shqiperise duke ofruar fluturime me parashute. Aktivitet te cilin pilotet e aeronautikes shqiptare e ofronin prej 20 vjetesh, por ne 2018 u be me i organizuar dhe ky aktivitet do te zgjaste gjate gjithe veres, duke pasuruar oferten turistike te Shqiperise dhe duke zgjatur edhe sezonin turistik, qe te mos limitohet vetem ne 40 dite 20 korrik-30 gusht.

Fluturimet kryhen nga pilote te licensuar, te cilet me mire se kushdo, dine tu tregojne turisteve ate jugun tjeter gjate veres, i cili nuk limitohet vetem ne itinerarin hotel-kafe-shezllon, por te tregon detin e malin ne te njejten kohe dhe nje tjeter dimension. Mund te shijosh aromen e Llogarase dhe kripen e Jonit njekohesisht, dhe nuk arrin ta kuptosh nese kenaqesine me te madhe e merr nga fluturimi apo nga bukuria qe te shfaqet ne ajer, kur ti fluturon tamam si nje zog . Po po, tamam si zog, se ate qe deri dje ja u kemi pasur zili shpendeve, tashme mund ta provoje secili prej nesh.


Ato 10 dite ne Drimades dhe Palase ku tashme eshte edhe qendra me e madhe sportive, pa modesti mund te themi ne Ballkan, dolen jashte te gjithe parashikimeve te mia per pushime monotone ne Shqiperi. Adrenalina e turisteve qe provonin per here te pare fluturimin e pare, padurimi i atyre qe vinin per te disaten here per te marre adrenaline ne fluturim, deshira e madhe e Artioni (bashkeshortit tim) dhe Xhonit per t’i ofruar pushuesve ne Shqiperi nje argetim ndryshe me befasoi.



Qe atehere kane kaluar plot 3 vite dhe Sky Sports Albania eshte rritur shume dhe tashme ka qendren e vet ne plazhin e bukur te Palases ku ofron shume sporte te tjera vec Paraglide. Por ne nuk kemi harruar Drimades e Dhermiun qe kane qene te paret qe na mikpriten, ndaj fluturimet dyshe ofrohen tashme ne 3 pika. Ne plazhin e Drimades, Palases dhe kete vit hapet pika e re ne plazhin e Dhermiut.



Ky ishte momenti kur une qe deri mendoja se te punuarit ne nje TV kombetar si Top Channel ishte gjeja me e bukur ne bote, vendosa te largohem dhe t’i bashkohem skuadres qe prodhon adrenaline. Gjate ketyre muajve izolim, pas lodhjes qe na bene shifrat sesa vete u infektuan, si levizi kurba, dhe sesa raste u shtruan ose sheruan ne dite, menduam qe fluturimi nuk do
te mjaftonte per t’i bere pushuesit te harronin pranveren e munguar.
Ndaj kete vit ne Sky Sports Center ne Palase do te ofrohen edhe shume sporte te tjera argetuese qe ne qender te tyre kane adrenalinen dhe argetimin. Ne nuk ndahet shpirti nga fluturimi ndaj ne ditet qe era ne Llogara do na beje kaprico, ne do te fluturojme duke u ngritur nga plazhi. Per here te pare ne Shqiperi pushuesit do te kene mundesi te provojne fluturimin me parawinch, duke u nisur nga plazhi e duke fluturuar te lire mbi det, me
besoni eshte eksperince unike.

Pasi per vite me radhe kemi pare sesi detet ne Greqi, Turqi, Itali jane plot me lojera uji edhe ne Shqiperi per te gjithe ata qe kane frike te fluturojne, por ne te njejten kohe nuk duan te rrine 8 ore ne shezllon, do te kene mundesi te
provojne: Fly Fish, xhiro me banane, Ski ne uje, Kayak, Kanoe, Windsurf, Motorr uji, zhytje nenujore dhe Ringo.


Mundesia per ti provuar eshte nga 5-95 vjec . Ne i ftojme te gjithe shqiptaret qe ne kete vit te veshtire per te gjithe ne, pas termeteve me goditje e pasgoditje dhe pademise qe na mori pranveren, te pushojne SHQIP. S’ka rendesi ne mal ose det. Ne ne fakt i ofrojme te dyja, freskine dhe gjelberimin e Llogarase, bukurine e detit Jon qe te merr frymen me panoramen marramendese kur e sheh ne fluturim. Nese ju ze vapa, pas fluturimit hidhuni ne det dhe zgjidhni nje nga sportet e ujit per me teper argetim e adrenaline.

Dreka kalohet si mos e mire ne restorantin e Sky sport center, ku peshku dhe frutat e detit te gatuara me mjeshteri dhe me te fresketa sa sbehet jane pika jone e forte.

Pasditet mund t’i kaloni duke bere nje loje volejboll ose Teqball dhe ne mbremje nje koktej prane zjarrit dhe buze detit duke biseduar me familjen e miqte per diten e mbushur plot me aktivitete. Do te keni shume per t’i treguar njeri tjetrit dhe shume foto per te ndare me miqte ne rrjete sociale.
Ju presim te gjitheve ne Palase.
*Rezervimet në numrin 0682001900